I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të nisë sot me vizita zyrtare në Kosovë.

Nga ora 10:00 ai do të pritet nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton kabineti i saj, transmeton KlanKosova.tv.

Mediat janë ftuar të marrin pamje nga koha e nisjes së takimit, ndërkaq më pastaj paralajmërohet se do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Emisari amerikan pos me Osmanin do të takohet edhe me krerët opozitarë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com