Në muajin e madhërishëm të Ramazanit, besimtarët myslimanë agjërojnë që nga lindja e diellit e deri në perëndim. Përveç ushqimit, besimtarët duhet agjëruar edhe me mendje e shpirt. Kështu thotë teologu Fitim Flugaj, i cili në një intervistë për Telegrafin ka përmendura disa nga veprimet që prishin agjërimin.

Ai tha besimtari duhet të jetë shumë i përmbajtur gjatë agjërimit. Besimtari fillon agjërimin që nga momenti kur ai zgjohet në syfyr dhe i dërguari na thotë se ‘begatia ose bekimet e mëdha janë në syfyr’. Së paku duhet të pi ujë në momentin e syfyrit. Që nga momenti i syfyrit, besimtari duhet të jetë shumë i përmbajtur, nuk është këtu qëllimi i vetëm pra në amnistimin nga ushqimet, dhe nga raportet intime mes bashkëshorteve, por këtu qëllimi është që besimtari dhe besimtarja të jenë shumë të kujdesshëm në sjelljet e tyre.

Pra, se si sillen me të tjerët, si sillen me rrethin familjar, me shoqërinë ku jetojnë, si flasin. E gjithë qenia besimtare duhet të jetë e aktivizume në agjërim”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se duhet agjëruar me gojë, sy, me vesh dhe gjithë gjymtyrët tjera të trupit

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume