Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaş ka thënë se sulmi i Banjskës në shtator të 2023-ës, ishte një përshkallëzim i rëndë i tensioneve në rajon.

Megjithëse pas këtij sulmi terrorist, situata në veri të Kosovës siç vlerëson ai, mbetet e tensionuar, përcjell klankosova.tv.

”Incidenti i Banjskës në veri të Kosovës në shtator 2023 ishte një përshkallëzim i rëndë i tensioneve në rajon. Pas kësaj, situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar. Duke pasur parasysh dinamikën komplekse dhe potencialin për trazira të mëtejshme, veçanërisht në veri të Kosovës, komuniteti ndërkombëtar, përfshirë KFOR-in, mbetet vigjilent”, citon Telegrafi të ketë deklaruar Ulutaş.

Tutje ai ka shpalosur qartë synimin e KFOR-it, ndërsa ndau mesazh që dialogu mbetet e vetmja zgjidhje për paqen, mes Prishtinës dhe Beogradit.

”Qëllimi ynë është të parandalojmë çdo përsëritje të dhunës dhe të ndihmojmë në krijimin e kushteve për të inkurajuar dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Aktivitetet e përditshme të KFOR-it kanë për qëllim krijimin e kornizës së nevojshme të sigurisë që dialogu i lehtësuar nga BE të ecë përpara. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në nëntor, ‘Beogradi dhe Prishtina duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm’ ”.

Mes tjerash ai përmendi edhe gjendjen e situatës aktuale në veri.

”Në përgjithësi, situata është e qetë, por mbetet e brishtë. Ne jemi duke monitoruar nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë në rajon, sepse ndërgjegjësimi për situatën është jetike për ne”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume