Shkëndija e Tetovës U-18 ka fituar përballjen në gjysëmfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll duke shënuar një fitore kundër rivalëve të Rabotniçkit me rezultat 1:3 informon Tetovasot.
Të përzgjedhurit e trenerit Taxhedin Kasami- Taki në lojën që u zhvillua në kryeqendër ,në Shkup e kanë dominuar gjithë ndeshjen duke treguar performancë të shkëlqyer ndërsa golat për skuadrën Kuq e zi i shënuan Armir Isa,Blendi Huseini dhe Raman Asani.Tetovasot