Në një komunikatë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se Ligji për lojërat e fatit nuk ka kaluar.
“Gjatë vendimmarrjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Zbavitëse, në seancën e 145-të, Ligji mori 51 vota “Për”, që do të thotë se nuk janë plotësuar kushtet për miratimin e ligjit dhe kështu përfundon procedura sipas atij Ligji. Konstatimi i Kryetarit të Kuvendit me rastin e vendosjes për Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërave Zbavitëse i referohej shumicës së nevojshme për miratimin e këtij ligji në procedurë të rregullt”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kuvendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume