Për Zgjedhjet 2024, votuesit mund të votojnë edhe me letërnjoftime ose pasaporta, të cilëve vlefshmëria u ka kaluar në periudhën prej 9 muajve në ditën e zgjedhjeve. Kuvendi i dha “dritë jeshile” Ligjit për ndryshimin e plotësimin e Kodit Zgjedhor, por në terren ende shfaqen probleme që po monitorohen nga Avokati i Popullit.

Më shumë se 100.000 qytetarë me të drejtë vote për Zgjedhjet 2024, nuk kanë letërnjoftim të vlefshëm, kurse pasaportat I kanë me emrin e vjetër kushtetues, thonë të dhënat e MPB-së.

Por, Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni ka përmendur edhe cështjen e personave që kanë mbushur 18 vite.

“Pjesërisht u zgjodh kjo ceshtje me ndryshimin e kodit zgjedhor në dispozitat kalimtare që u tha që gjithë qytetarët që në nëntë muajt e fundit e kanë dokumentacionin jovalid do tu pranohet si valid në ditën e votimit, por shtrohet pyetja, ç`bëhet me ata që do t`i kenë më të vjetër se nëntë muaj? Ç`bëhet me ata që skanë asnjë dokument sepse tash I mbushin 18 vjet?”, tha Naser Ziberi.

Termini për fotografim dhe marrja e dokumenteve për pasaportat e reja duket se është përmirësuar, por ende shfaqen probleme. Për t`u ndihmuar qytetarët është kyçur edhe Avokati I Popullit. Thotë se Zgjedhjet 2024 do të jenë një test për vendin në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare por edhe sprovë me dokumentet e reja.

“Na pret një sfidë e cila do ta testojë kapacitetin e shtetit në mënyrë që t`i përmush sëpari obligimet ndërkomëtare që I ka marr me ndryshimin e emrit, është në sprovë edhe për dhënien e dokumenteve në harmonizim me ndryshimet kushtetuese dhe do ta vë në sprovë shtetin për organizimin e zgjedhjeve me kapacitet të plotë dhe pa cënim të legjitimitetit”, tha Ziberi.

Por, a do të përfundojnë problemet lidhur me dhënien e dokumenteve personale? Autoritetet thonë se janë dhënë 300.000 termine dhe se po pastrohen listat që të përshpejtohet procesi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume