Dje mbrëma nga ora 20 deri në orën 22 efektivët e policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor të Tetovës, kanë vazhduar me aktivitetet kontrolluese të shpejtësisë duke përdorur të ashtuquajturin “radar nate” dhe kanë konstatuar gjithsej 7 tejkalime të shpejtësinë maksimale të lejuar informonTetovasot. Njëra nga të tejkalimet e regjistruar në autostradën Shkup – Tetovë, në kryqëzimin Veri, në hyrje të Tetovës, ishte më e madhja dhe shpejtësia e matur ishte 207 km/orë. Shoferit të veturës “Porsche” S.E. nga Republika e Kosovës, i cili drejtonte automjetin me patentë shoferi zviceran, i është përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballet me një gjobë prej 400 euro në kundërvlerë në denarë.Tetovasot

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume