Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi thotë se është i bindur në fitoren e BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përcjell TV21. I pyetur për gjasat për koalicion parazgjedhor me LSDM-në, Bekteshi tha se nuk ka përafrime në këtë çështje.

“Në pjesën e koalicionit me LSDM-në, gjithsesi se në momentin që po flasim, nuk jemi shumë afër që të ketë koalicion të tillë, por më e rëndësishmja është se kur fiton BDI, fitojnë edhe qytetarët, ndërsa tashmë dihet se BDI sigurt do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rreth partive të tjera politike, unë i inkurajoj që sa më tepër të jenë në terren dhe të japin oferta konkrete për qytetarët”, theksoi mes tjerash Bekteshi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume