Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ndodhet në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë mbi demokracinë. Presidenti koreanojugor Yoon Suk Yeol është organizatori i takimit tre ditor, që nis punimet të hënën, me temë “Demokracia për gjeneratat e ardhshme”.

Vizita e zotit Blinken në Korenë e Jugut është ndalesa e parë e një turneu të shkurtër në Azi, që përfshin edhe Filipinet, ndërsa Shtetet e Bashkuara shtojnë përpjekjet për të forcuar lidhjet me këto dy vende të rëndësishme aleate.

Sipas autoriteteve në Korenë e Jugut, pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë pritet të diskutojnë mbi kërcënimin digjital ndaj demokracisë, përfshirë dezinformimin dhe inteligjencën artificiale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume