Një delegacion izraelit do të mbërrijë ditët e ardhshme në SHBA për të diskutuar mbi ndërhyrjen e planifikuar të Izraelit në Rafah të Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të dërgojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer dhe shefin e sigurisë kombëtare Tzachi Hanegbi.

Së fundmi Netanyahu e ka bërë të qartë se Izraeli do të ndërhyjë ushtarakisht në Rafah si e vetmja mënyrë për të eleminuar plotësisht Hamasin.

Gjatë bisedës që pati me presidentin amerikan Joe Biden, ky i fundit i kishte kërkuar kryeministrit izraelit të dërgonte në SHBA një delegacion për të diskutuar lidhur me planin për ndërhyrje ushtarake tokësore në Rafah.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume