ShMP “Jahja Kemal” shpall konkurs për ndarjen e bursave për arsim të mesëm, në të cilin mund të aplikojnë nxënësit e klasës së nëntë në faqen e internetit të shkollës ykc.edu.mk. Afati i fundit për aplikim është deri më 5 prill.

           Në testimin e bursave do të përgjigjen pyetjet nga matematika, kultura e përgjithshme dhe pyetjet për përcaktimin e nivelit të intelegjencës..Testimi do të bëhet në gjuhën Shqipe, Maqedonase, Turke dhe Angleze. Njohja e gjuhës Angleze dhe Turke nuk është e domosdoshme për testim.

          Nëse nxënësit renditen në 25 vendet e para të testit, ata do të kenë zbritje në shumën e shkollimit (secila shkollë, veçanërisht Shkupi, Tetovë-Bogovina dhe Struga) sipas vijimit:

Vendi i 1-rë100%, Vendi i 4-të 70%,   Vendi 7-8 40%,

Vendi i 2-të 90%,   Vendi i 5-të 60%,   Vendi 9-10 30%

Vendi i 3-të 80%,    Vendi i 6-të 50%,   Vendi 11-20 20%, dhe  Vendi 21-25 10%.

       Testimi i bursave do të mbahet më 7 prill (e diel) në orën 11:00.

           Për ShMP “Jahja Kemal” -Shkup do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “11 Oktomvri”-Kumanovë, ShF “Vanço Prke”-Shtip, ShF “Bllaze Konevski”-Veles, ShF “Video Podgorec”-Strumicë, ShF “Koço Racin” -Prilep dhe ShF “Sv. Kliment Ohridski”-Manastir.

           Për ShMP “Jahja Kemal” -Tetovë-Bogovinë do të mbahet në shkollë dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali” – Gostivar.

           Për ShMP “Jahja Kemal” -Strugë do të mbahet në shkollë dhe në  ShF “Sande Sterjoski”-Kërçovë dhe ShF “Penestia”-Dibër.