Nuk ndalen incidentet në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Këtë herë, një përleshje fizike mes të burgosurve ka ndodhur në Burgun e Shkupit – Shutkës.

“Më datë 20.03.2024 në ora 10.46 në SPB Shkup, nga Burgu i Shkupit është denoncuar se rreth rës 08:30 i dënuari N.R. është sulmuar fizikisht nga M.N. dhe R.N., gjithashtu të burgosur. Merren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ditë më parë përleshje fizike, por me mjet të mprehtë ka pasur edhe në Burgun e Idrizovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume