Liderët e Bashkimit Evropian (BE) e kanë miratuar të enjten vonë një vendim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bosnje e Hercegovinën.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.
“Këshilli Evropian sapo vendosi për t’i hapur negociatat e anëtarësimit me Bosnjë e Hercegovinën. Urime. Ju e keni vendin në familjen tonë evropiane“, shkroi Michel në rrjetet sociale.
Ai tha se Bosnjës i mbetet tani ta vazhdojë “punën e vështirë” për të arritur përparim të dukshëm për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok.
“Vendimi i sotëm është hap kyç përpara në rrugën e juaj evropiane”, shtoi ai.
Për t’i nisur negociatat e anëtarësimit tash Këshilli i BE-së, me propozim të Komisionit Evropian, duhet të miratojë kornizën e bisedimeve.
Për këtë, Bosnja e Hercegovina duhet të ndërmarrë më shumë reformat të caktuara nga BE-ja, para se të fillojnë bisedimet./REL