Pamje e publikuar nga kryeministri Albin Kurti në rrjetet sociale, ku thotë se paraqet afërsinë e trupave serbe me kufirin me Kosovën

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë postoi një video ku alarmoi për afrimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.

Kurti tha se kjo afërsi e trupave serbe, në vetëm disa metra me kufirin e Kosovës, “nuk është normale”.