Banorë të Haraçinës për gazetën KOHA thonë se të shtënat me kallashnikov ndaj kryetarit të Haraçinës duket se kanë ardhur nga personat e njëjtë që vitin e kaluar u futën në zyrën e kryetarit Ridvan Ibraimi dhe e goditën.

Bëhet fjalë për një të dyshuar – një djalë të familjes Ajvazi, i njohur për disa vepra penale dhe që kërkohet nga drejtësia e Maqedonisë.

Të lënduar, përveç kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi, ka mbetur edhe A.A. djelai i shoferit të kryetarit dhe një tjetër me emrin Eshtref. Të lënduarit janë dërguar në Qëndrën Urgjente në Shkup.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume