Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është nisur drejt Zvicrës, ku do të marrë pjesë në manifestimin kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

Ahmeti do të jetë i pranishëm në kantonin Aargau, ku bashkatdhetarët shqiptarë do të mblidhen për të festuar së bashku Ditën e Flamurit, duke shënuar krenarinë, identitetin dhe historinë kombëtare, përcjell TS.

Me këtë rast, shqiptarët që jetojnë në Zvicër janë ftuar të marrin pjesë në këtë manifestim festiv, ku pritet të bashkohen bashkatdhetarë të shumtë për nder të festës së 28 Nëntorit./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume