Mbrëmë në TV Telma, gazetarja e pyeti Kryeministrin Mickoski nëse paralajmërimet e Maksim Dimitrievskit lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në rast se merret një vendim ndryshe për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

„Është shumë e thjeshtë. Nëse duan zgjedhje të parakohshme, opozita e bashkuar paraqet iniciativë për shpërndarjen e Parlamentit, ne e mbështesim dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne po punojmë sikur zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen në pranverën e vitit 2028.

Mos kërkoni teori konspirative, skenarë, se ky do të largohet apo diçka të ngjashme… Edhe nëse largohet Maksim Dimitrievski, Qeveria i ka 61 deputetë dhe më shumë se aq“, deklaroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se me VLEN kanë koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer dhe të rregullt.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume