Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani uroi Kosovën pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha dritën e gjelbër për anëtarësim.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shkroi se Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës.

“Urime për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. 131 PO e sjell Kosovën në votim të Këshillit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në maj 2024. Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan vlerat dhe parimet tona”, shkroi ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume