Nënkryetari i VMRO-DPMNE Aleksandar Nikolloski është ideatori dhe kreatori i lajmit të rrejshëm për Frontin Europian dhe PDT.
Nikollovski ka kontaktuar jë telefon kandidatin e VLEN-it Arben Taravari gjersa ky i fundit ishte në Prishtinë dhe i ka sugjëruar të plasohet ky lajm i rrejshëm që tenton të prish marrëdhëniet e mira shqiptaro – turke.
Duket që bashkimi i forcave politike jomaqedonase ka tronditur VMRO-DPMNE, Beogradin dhe Moskën. Duke e ditur afërsinë e Nikollovskit me Moskën zyrtare, fillet e lajmit të rrjeshëm mund të jenë edhe në Moskë.
Me këtë informacion të rrejshëm, VMRO-DPMNE ka dashur t’i hakmeret partisë turke për shkak të koalicionit me BDI-në pas 30 vitesh aktivitet polotik. E përmes partive shqiptare në opozitë, VMRO-DPMNE ka tentuar të cënon raportet miqësore, familjare e tradiconale mes dy kominiteteve.
Opozita shqiptare me apo pa vetëdije ka rënë në grackën e propagandës ruse e serbe që në Maqedoninë e Veriut kultivohet nga partia e Mickovskit dhe Apasievit, për të përçarë popullatën shqiptre e turke që ka 1 milion argumente që i bashkon dhe asnjë që i largon.
Lajmi i rrejshëm u demantua nga lideri i PDT-së Bejxhan Iljaz duke e quajtur lajm të sajuar dhe një turp për shpifje të opozitës shqiptare. Partia Demokratike Turke vet e mbajti tubimin në sheshin Skenderbeu ku dhe ka selinë qendrore.