“Ndërlidhja e teknologjisë ushqimore dhe nutricionit, për një jetë të shëndetshme”, ishte tema e punëtorisë të cilën e organizoi Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për maturantët e shollave të mesme, gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, gjimnazit “7 Marsi” si dhe me maturantët e shollës së mesme tekstile. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte promovimi i ofertës akademike të këtij fakulteti duke prezantuar para maturantëve punën praktike në laboratorë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrës ishin kompani të ndryshme për punën e të cilave folën dhe ndanë eksperiencën e tyre studentët të cilët e kanë kryer këtë fakultet dhe sot janë pjesë e këtyre kompanive. I pranishëm në këtë punëtori ishte edhe Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli i cili e përgëzoi organizimin e kësaj punëtorie si dhe kompanitë pjesëmarrëse në të. Sipas tij, kjo është mundësi e mirë që maturantët të shohin nga afër punën praktike në laborator.
Ndërsa dekani i FTTU-së Prof. Dr. Xhezair Idrizi potencoi faktin që Fakulteti të cilin ai e drejton në vazhdimësi ka mbajtur lidhje me kompanitë dhe sot pjesa dërrmuese e atyre kompanive, teknologë i kanë studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit dhe ky fakt është një stimul plus që maturantët të regjistrojnë studimet e tyre në këtë Fakultet.
Përndryshe maturantët u ftuan po ashtu të jenë pjesë e Ditës së hapur e cila do të mbahet me 25 prill, për t’u njoftuar me ofertën akademike të të gjitha fakulteteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume