Një 33-vjeçar nga fshati Dobridoll ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi humbi kontrollin mbi biçikletën në fshatin Toplicë raporton Tetovasot.
Sipas policisë, i lënduari është transportuar fillimisht në Qendrën Urgjente në Gostivar, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike në Shkup.
Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS