Kandidati për president i koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë” i kryesuar nga partia GROM, Stevço Jakimovski në konferencë për media vlerësoi se dita e sotme e zgjedhjeve ka kaluar e qetë dhe dinjitoze dhe treguam se mund të kemi zgjedhje të qeta dhe dinjitoze.

“Unë në këtë fushatë zgjedhore nuk kam kurrfarë vërejtje për sjelljen e kundërkandidatëve të mi, për fjalorin e tyre, përveç një vërejtje të cilëm e patëm vetëm sepse kishim një emision duel dhe përveç asaj vërejtje se dy kandidatë ishin financuar për përfaqësim mediatik në këtë fushatë zgjedhore që vlerësoj se në zgjedhjet e ardhshme kjo duhet të korrigjohet dhe të ketë ndarje të barabartë të mjeteve. Vlerësoj se edhe mospasja e emisioneve duel e bëri këtë fushatë jo aq atraktive dhe për këto shkaqe e shohim se ende nuk kemi jehonë prej 50 për qind të qytetarëve në vendvotime”, theksoi Jakimovski.

Dërgoi kritika për votimin e diasporës sepse atje, siç theksoi është ditë pune dhe qytetarët kishin problem të dilnin nga puna.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume