Më 25.04.2024 në orën 16.40 pjestarë të policisë nga DPB-Gostivar në rrugë ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar kanë arrestuar personat H.S.(20) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, F.F.(41) dhe një i mitur nga Gostivari, si dhe shtetasit e huaj C.M.O.(19) dhe D.A.I.(25) nga Republika e Turqisë, të cilët rreth orës 16.30 para një objekti hotelierik në rrugë ,,Vëllezërit Gjinoski, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje të ndërsjellë fizike. Ata janë mbajtur në stacion policorë për të zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume