Më datë 05.05.2024 në ora 23:20 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtyllë të EVN-së në afërsi të objektit hotelierik në rrugën lokale në Sinican të Tetovës në drejtim të fshatit Sedlarcë e Epërme, ka shpërthyer zjarri dhe janë djegur kabllot e rrjetit elektrik. Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës të Tetovës, zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Ekip nga SPB-Tetovë ka inspektuar vendin e ngjarjes.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume