Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023.

Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it.

“Zveçan 29.05.2023 – NN.  Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024,  në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume