Një person në Bulqizë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shpallur në kërkim, ndërkaq është arrestuar një 20 vjeçar, i cili e ka ndihmuar atë të largohet nga vendngjarja, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi F.T., 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P”.

“Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xh.S., 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin shetasin F.T., për tu larguar nga vendngjarja”, thuhet tutje në njoftim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume