Sot përmes një pres konference për media nga Fronti Europian sërish kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me rivotimet në disa vende në zonat 5 dhe 6.

Nga Fronti Europian thonë se menjëherë pas marrjes së vendimit, të njëjtin do ta ankimojmë në Gjykatën Administrative, ku do të dëshmohet tentativa e koordinuar politike e partive maqedonase dhe opozitës shqiptare për t’i marrë mandatet e Frontit Europian, të cilat i ka fituar nga sovrani.

“Apelojmë te institucionet të veprojnë sipas ligjit pa pranuar presion nga partitë politike, ndërsa ftojmë komunitetin ndërkombëtar që të monitorojë prej së afërmi sepse po reinstalohet shteti i kapur dhe mbivotimi e majorizimi etnik. Mediat, qytetaret, partite politike, komuniteti nderkombetar, Brukseli e Washingtoni, te gjithe bashke duhet ti bejme balle ketij rikthimi te sistemit antidemokratik qe prodhon kriza nderkombetare, fqinjesore, etnike, politike dhe shoqerore, tha Elmi Aziri, nga Fronti Europian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume