Dje (15-maj) nga ora 08.00 deri në orën 20.00 në zonën e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, me të cilat u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 9 shoferë. Prej këtyre 6 tejkalime janë regjistruar jashtë vendbanimit (GV-6), dhe 3 (TE) tejkalime të shpejtësisë së përshkruar në vendbanim. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 32 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-12 dhe GV-20). Ndaj shoferëve shkelës janë hartuar parashtresat e parashikuara me ligj.TS