Policia shqiptare është ngritur në këmbë pasi atyre u është dërguar një e-mail në adresë të tyre, ku u paralajmëruan bomba në shkolla.

Aty thuhej se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.

Pas kontrolleve të policisë në shkolla, kjo ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm.

Sipas Top Channel, e-maili është dërguar nga jashtë Shqipërisë dhe është i përkthyer me Google Translate.

Në mesazhin e dërguar ka pasur adresa dhe emra shkolla, ku gjoja se do të kryheshin sulmet. Kjo ka bërë që disa shkolla të nxjerrin nxënësit jashtë objektit, transmeton Klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume