Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave sot në në fshatin Raushiq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se hetuesit janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në fshatin Raushiq të Pejës. Në këtë aksident kanë marrë pjesë dy vetura. Katër persona janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal. Hetuesit policorë të trafikut janë në vendngjarje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume