Në vendvotimin numër 2101 në fshatin Llarcë, në Komunën e Zhelinës, sot ka rivotim për zgjedhjet parlamentare në kuadër të Njësis zgjedhore 6 pasi që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e mbajtur më 8 maj. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Zhelinë informojnë se me kohë ka filluar votimi në orën shtatë.

“Rivotim ka vetëm në një vendvotim me numër 2101 në fshatin Llarcë, Komunën e Zhelinës. Votimi filloi saktë në orën shtatë dhe po zhvillohet pa anjë problem. Normal funksionon aparati për identifikim dhe votimi po zhvillohet”, deklaroi Bujar Sulejmani, kryetar i KKZ-së Zhelinë.

Të drejtë vote në këtë vendvotim kanë 993 qytetarë.

Me 22 maj të drejtën e votës kanë shfrytëzuar 48 për qind e votuesve të regjistruar, megjithatë 479 persona prej të cilëve nëntë kishin fletëvotime të pavlefshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume