Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Kështu e ka nisur postimin, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila bashkë me familjen e saj ka bërë fotografi para bustit të Rugovës në sheshin e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

E para e vendit thotë se kjo ditë “na kujton vizionin shtetformues të presidentit Rugova”.

“Sot është 24 Maji – Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë, që na kujton vizionin shtetformues të Presidentit Rugova dhe miqësitë e përhershme qe ai i ndërtoi. Le të jetë ky vizion i yni i vazhdueshëm, pavarësisht sfidave që na dalin përgjatë kësaj rruge”, shkroi Osmani, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume