Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit se Kurti po synon ta shkatërroj PDK-në.

Krasniqi tha se PDK-ja është duke funksionuar vetëm me agjendën e saj

“Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini, në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin, ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit. Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bajtë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit bash hiç, as politikisht as në asnjë formë, jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, tha Krasniqi.

Tutje Krasniqi tha se PDK-së nuk i interesojnë arsyet e Kurtit për shkuarje të zgjedhje të parakohshme.

“Ne jemi në politikë, kemi lexime të caktuara të situatës, qëllime politike, veprime dhe nëse qëllimet politike të PDK-së të shprehura që 10 muaj e ca, sot vjen Albin Kurti, për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe në një formë ose tjetër futet te ky qëllim thotë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, ashtu siç ne kemi kërkuar qe 10 muaj unë nuk duhet me i ndryshu qëndrimet se frikësohem prej Albin Kurtit, se nuk frikësohem prej tij”, tha Krasniqi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume