Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Spanjën dhe shtetet tjera evropiane që kanë vendosur të njohin Palestinën, e jo Kosovën.

Në një postim në platformën X, ai tha se kjo qasje nuk u bën nder as Spanjës e as shteteve tjera evropiane, duke u rreshtuar me politikën ruse në raport me Kosovën.

“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos”.

“Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë”.

“Hipokrizi diplomatike?”, shkroi Hoxhaj.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume