Nga  Skënder  KAPITI

 

Tradhtarët vetë nuk e pranojnë se janë tradhtarë, madje ata flasin shumë për patriotizëm dhe rrahin gjoksin si patriotë për të mbuluar dhe fshehur tradhtinë.

Tradhtarët e përdorin patriotizmën si strehë të tradhtisë dhe zullumit të tyre.

Tradhtarët janë mjeshtra që trillojnë,shpifin,intrigojnë dhe akuzojnë  për tradhti patriotët e vërtetë.Tradhtarët “patriotë”janë si puna e hajdutit që akuzon të tjerët për hajni dhe  bërtet kapeni hajdutin.Tradhtarët ”patriotë” janë  si puna e kriminelit që thotë se ka të drejtë që ka bërë krimin.

Këtë titull të këtij shkrimi të shkurtët e emërtova “Tradhtia patriotike” duke parë zhvillimet, sidomos ato politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Vertetimin e këtij shkrimi nuk është e nevojshme që ta bëj  unë në këtë shkrim pasi vazhdimisht dhe për ditë e më shumë po ekspozohet dhe demaskohet  si dhe po u cirret maska  politikës, politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë  për atë se ata: patriotizmin, ndërshmërinë dhe moralin i blejnë dhe i përdorin si maska për të justifikuar, fshehur e maskuar tradhtinë, korrupsionin, amoralitetin  dhe hajdutërinë e tyre.

Tradhtia patriotike: E kam fjalën për pseudo e fallcopatriotizmin e atyre që spekulojnë me fjalën patriotizëm;ata të cilët manipulojnë opinionin dhe që  spekulojnë, mashtrojnë e gënjejnë me retorika patriotike.

Tradhtia patriotike: është fjala për ata individë vecanërisht  për politikanët, pushtetarët dhe shtetarët shqiptarë që premtojnë rrejshëm dhe mashtrueshëm nëpër media e foltore para opinionit vetëm sa për të gënjyer e tradhtuar. 

Dhe po këta janë ata  të cilët janë shëmbull e model zullumqari, hajduti, korrupsioni dhe tradhtari publik; janë ata  të cilët edhe kur kanë ndonjë meritë ata spekulojnë dhe duan t’a mbrojnë dhe ta justifikojnë pushtetin, korrupsionin, vjedhjen dhe zullumet e tyre në emër të partriotizmit.

Historia shqiptare është e mbushur plot me raste dhe me shumë ndividë të tillë, dhe është  shënuar shumë e tepër rralla   ndonjë individë politikan e shtetar shqiptar që të jetë i pastër dhe  shpirtërisht si patriot i vërtetë, të cilin edhe atë e përbaltin, e izolojnë dhe e injorojnë shumica e politikës dhe e politikanëve, shtetarëve dhe e intelektualëve  injorantë, servilë, të pabesë, të korruptuar dhe antikombëtarë si dhe opinioni i qorrollepsur prej tyre.

Sado që të duket ,dhe sidomos sado se cfarë flet si patriot politikani, shtetari e pushtetari  dhe ministrat e qeveria, ata kurrë nuk mund të jenë patriotë nëse mashtrojnë, gënjejnë, korruptohen dhe sidomos nëse vjedhin.

Pseudopatriotët dhe bartësit e  tradhtisë “patriotike” shpifin, përbaltin, akuzojnë dhe intrigojnë kundër patriotëve dhe patriotizmit të vërtetë.

Dhe tradhtia patriotike në këtë mision të saj ka me vete edhe injorantët që mashtrohen lehtë,servilët që shiten po lehtë.  Ka edhe ca asish  fasllcopatriotë  djallëzorë,serbofilë e islamofobë të cilët mundohen të duken si patriotë me maska intrigash e hipokrizirash patriotizmi.

Tradhtia patriotike kundër patriotizmit real mbështetet  edhe nga  egoistët dështakë; mbështetet nga mediat mercernare e të shitura te paraja e korrupsionit dhe te paraja e huaj; mbështetet  nga inferiorët dhe nga ata që  nuk janë të aftë për të berë asgjë të mirë  kombëtare dhe që xhelozojnë për meritorët e patriotët e vërtetë.

Ja se cfarë e kërcënon edhe patriotin.

Se sa patriot është patrioti këtë e tregon prova se si sillet e vepron ai kur merr pushtet dhe kur bën paratë e pasurinë korruptive pasi fuqizohet me pushtetin.Pushteti, pasuria e paraja janë prova që ia nxjerr në shesh e fushë të vërtetën individit si dhe ia zbulon karakterin e vërtetë se cfarë burrërie, fisnikërie, personaliteti dhe patriotizmi  ka ai

Mjerisht vihet re se edhe patriotët dhe meritoret e vërtete kur marrin pushtet, edhe ata fillojnë e  vuajnë rëndë nga egoizmi, smira dhe nga frika e kompleksi i inferioritetit karshi individëve meritorë, të aftë, të ndershëm dhe të talentuar.

Egoizmi  dhe egoistët e sëmurë nga deliri  dhe nga vetëm vëtëpëlqimi i vetes, kur marrin pushtetin ata gabojnë rëndë nëse  afrojnë rreth vetes servilë e sahanlëpirës dhe nuk  afrojnë rreth vetes  meritoret sepse tremben nga talenti dhe suksesi i tyre.

Për faje të patriotit, ai vetë pastaj pashmangshmërisht edhe ai shkon në humbje të thellë kur pushteti atë e ngre lart, dhe kur ai nga lartësia nuk shikon më në tokë dhe nuk i intereson më patriotizmi,interesi kombëtar dhe i përgjithshëm por vetëm pushteti dhe mbajtja me cdo kusht e tij.

Patrioti duhet të jetë i kujdeshëm sepse ai dështon dhe bëhet i neveritshëm më pastaj nëse dehet nga pushteti dhe nëse e përdor pushtetin  për  të imponouar vullnetin dhe interesin e tij; dështon kur ai dhe shpura servile rreth tij duan të personalizojnë e privatizojnë gjithcka e madje edhe historinë.

Patrioti mbetet  përkohësisht  patriot dhe braktiset shumë shpejt nëse patriotizmin ai e ka përdorur vetëm për mashtrim; patrioti përfundon dhe deshton  me turp nëse largohet dhe e braktis patriotizmin  dhe nëse  egoizmi i sëmurë për pushtet e lavdi  dhe euforia ia errësojnë arësyen dhe e cojnë atë  në mëndjemadhësi, ligësi, korrupsion,mosmirënjohje dhe në arrogancë.

Patrioti duhet të jetë gjithmonë i guximshëm dhe vazhdimisht vepërmirë dhe të jetë si thotë populli ”trimi i mirë me shokë shumë” por ama edhe shokët t’i zgjedhë trima të mirë, të aftë  dhe patriotë.

Aktualisht edhe sot, a nuk janë të tradhëtuar shqiptarët, kur këtë tradhëti nuk mund ta mbulojnë retorikat fallce patriotike dhe as  reklamat, mashtrimet e gënjeshtrat politike kur prej padrejtësive, korrupsionit, grabitjes së pronave ,pasurive dhe parasë publike, pra prej hajdutërisë institucionale shtetërore  nga Shqipëria vetëm sa largohen për ditë shqiptarët  dhe kur në Shqipëri  kultivohet dhe eksportohet drogë, papunësi, krim e korrupsion dhe prandaj  shqiptarët e kanë humbur shpresën dhe besimin dhe nuk u besojnë institucioneve vendore por atyre të huaja si SHBA, BE, OSBE, NATO, KiE etj.