Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitë nuk morën pjesë në votim.

Kjo rezolutë, që u diskutua sot në Kuvend, solli debate dhe kundërshti nga ana e opozitës.

Ndërsa mazhoranca shprehet se kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume