Më 27.05.2024 në orën 10.50 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, pranë livadheve të Senës, një automjet pasagjerësh ,,folkswagen Golf” me shenja regjistrimi të Gostivarit, të drejtuar nga T.M.(76) nga Gostivari, ka humur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtarja L.M. (49) nga Gostivari të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume