Një kandidat në zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, 29 maj ditën e fundit të fushatës zgjedhore.

Kandidati për kryetar bashkie, Alfredo Cabrera, ishte në mesin e mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi pas koke.

Ai është kandidati i 24- të i vrarë që nga fillimi i fushatës përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.

Prag zgjedhjesh në britani, shpërndahet zyrtarisht parlamenti. Ja favoritët
Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore.

Qeveria e presidentit në largim Andrés Obrador ka njoftuar se do të vendosë gjithsej 27.000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare për të garantuar sigurinë e qendrave të votimit të dielën.