Një infermiere në New Yort të SHBA-së u pushua nga puna nga drejtuesit e spitalit pas ajo i cilësoi si “gjenocid” sulmet e Izraelit në Gaza gjatë një fjalimi që ajo mbajti teksa merrte një çmim, transmeton Anadolu.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Infermierja e gjinekologjisë me origjinë palestineze, Hesen Jabr, u vlerësua e denjë për një çmim nga Qendra Mjekësore NYU Langone në New York.

Në fjalimin e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Jbar tha: “Më dhemb kur shoh se gratë e vendit tim pësojnë humbje të paimagjinueshme në gjenocidin në Gaza”.

Infermierja më pas nga llogaria e saj në rrjetet sociale njoftoi se pas fjalimit ajo u thirr nga administrata e spitalit dhe u pushua nga puna.

Administrata e spitalit, e cila konfirmoi pushimin nga puna të infermieres, theksoi se ajo “ishte paralajmëruar më parë që mendimet e saj përçarëse dhe akuzuese të mos i transferonte në vendin e punës”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com