Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi policia gjatë kontrollit ia gjeti 34 kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë, pas intervistimit, me vendimit të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit janë gjetur dhe sekuestruar 34 (tridhjetë e katër) kartëmonedha nga 100€ -gjithsejtë 3400€, te cilat dyshohet se janë të falsifikuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume