Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka qenë kritik i madh i pranimit të migrantëve në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, të dhënat e Qeverisë së tij tani tregojnë që 120.000 migrantë punojnë në vendin e tij, kryesisht prej Ukrainës, Serbisë, Vietnamit dhe Filipineve.

Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë tregon se sa të cenueshëm mund të jenë këta punëtorë, si rrezikojnë t’i humbin vendet e punës pa paralajmërim, dhe më pas të mbesin pa dokumente që ua mundësojnë qëndrimin.

Në një rast të ndodhur së fundmi, më shumë se 200 kirgizë kanë humbur vendet e punës në një fabrikë në pronësi të një filiali të konglomeratit jugkorean, SK Group.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume