Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit.

Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman.

Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.


Nivel i lartë ujërash në Gyncburg, Bavari
Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.


Ende priten reshje shiu në Bavari
Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.