Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, duke shkaktuar plasje digash nga reshjet e dendura të shiut. Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore të Bavarisë dhe Baden Württemberg u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme.

Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.

Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht. Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume