Janë arrestuar dy persona në Ferizaj.

Sipas burimeve të Paparacit, ata dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.

Aksioni po udhëhiqet nga Drejtoria për Krime të Rënda.

Raportohet se aksioni po vazhdon ende me bastisjen e pronave të dy të dyshuarve, transmeton Klankosova.tv

Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume