Kombet e Bashkuara ngritën shqetësim për kufizimet e reja të azilit në kufirin SHBA-Meksikë, duke kërkuar nga Uashingtoni ta shqyrtojë edhe njëherë.

Masat për emigrantët në kufirin jugor u njoftuan të martën nga presidenti amerikan Joe Biden, në një përpjekje për të neutralizuar një nga pikat e tij të dobëta politike në betejën për rizgjedhje kundër Donald Trump.

Agjencia për Refugjatët vlerësoi se kufizimet janë të ashpra dhe I bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të respektojnë detyrimet ndërkombëtare.

Sipas OKB, do tu mohohet aksesi shumë individëve që kanë nevojë për mbrojtje dhe kjo minon të drejtat e individit.

Me urdhrin e ri ekzekutiv ndalohen emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend të kërkojnë azil kur numri i tyre kalon 2500 në ditë, si dhe e bën më të lehtë dëbimin e tyre në Meksikë .

Megjithatë, agjencia pranon se vendi po përballet me sfida në trajtimin e numrit të konsiderueshëm të njerëzve që mbërrinin në kufirin e saj.

“Shtetet e Bashkuara kanë një histori të gjatë të mirëseardhjes së refugjatëve dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë përmes rrugëve të ndryshme, duke përfshirë zhvendosjen, sponsorizimin privat dhe të tjera”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu mbështetja e OKB për Amerikën.

Emigrantët që kalojnë kufirin Meksikë-SHBA normalisht lejohen të kërkojnë azil nëse përballen me dëmtim ose persekutim për shkak të racës, fesë, kombësisë, opinionit politik ose anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror.