Ismet Azizi

        Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhuroi 75 tituj të veprave të botuara, për shoqatën “Kosova për Sanxhakun”

 

Duke u bazuar në fushën dhe veprimtarinë që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas kërkesës së kreut të shoqatës për t’i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, bibliotekën e shoqatës e pasuroi me 75 tituj veprash e botimesh shkencore historiografike. Në këto vepra dhe botime, punëtorët shkencorë të Institutit kanë dhënë kontribut të çmueshëm në hulumtimin e trevës së Sanxhakut të Pazarit të Ri.

 

Me këtë rast, Ismet Azizi, në emër të Kryesisë, aktivistëve dhe anëtarësisë, falënderon drejtoreshën Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, për aprovimin pa hezitim të kërkesës sonë, për këtë ndihmesë e përkrahje me vlerë të madhe.

 

Ky është një shembull shumë i rëndësishëm se si duhet të përkrahen shoqatat, të cilat kanë për synim ndriçimin e së kaluarës dhe vetëdijesimin e gjeneratave të reja të kësaj pjese të trojeve shqiptare.

 

Paraprakisht për këtë donacion me libra ka bërë kërkesë kryetari  i shoqatës Ismet Azizi. Sipas tij, studentët dhe mësimdhënësit e këtij fakulteti kanë nevojë për literaturë të fushës përkatëse dhe ky fond sado pak do të ndihmoj ata. 


       

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume