Gruaja e terroristit Millan Radoiçiq, Ema, e ka përfunduar intervistimin në stacionin policor në veri të vendit.

Nga policia kanë konfirmuar për Klankosova.tv se pas intervistimit, e njëjta është liruar.

“Krimet ekonomike e kanë përdorur objektin e policisë për intervistimin e kësaj gruaje. Pas intervistimit, ajo është liruar”, tha policia.

Gruaja e kriminelit Millan Radoiçiq, Ema Radoiçiq, është intervistuar pas sekuestrimit të pasurisë së tyre, pas agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku. Për këtë aksion, Millan Radoiçiq mori përgjegjësinë udhëheqëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume