Policia e Kosovës ka sekuestruar në Zveçan disa armë bashkë me municione.

E të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, e që të dy janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë sekuestruar: një armë e gjatë zjarri, një pushkë gjuetie, një armë e tipit Karabinë dhe 29 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e tipit Karabinë dhe 199 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume