Premtimet tona për çdo ditë po realizohen, andaj sot, së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu dhe komandantin e NJTKZ- Tetovë Avni Ameti, promovuam njësinë e disperzuar të zjarrfikësve në komunë të Zhelinës e cila do të shërbejë për raste fatkeqësie të zjarreve si dhe mbrojtje dhe shpëtim në raste komunikacioni u shpreh lideri i Besës dhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami informon Tetovasot.

Ai u shpreh se së shpejti do promovojmë edhe hapjen e disperzimeve në Komunën e Bogovinës dhe Tearcës, me të vetmin qëllim që të jemi sa më afër qytetarëve në rast nevoje. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume