Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, u është kundërpërgjigjur zërave të fundit që pretendojnë se shumica aktuale ka mbi 80 deputetë. Në një postim profilin e saj në Facebook, Dauti ka sfiduar shumicën duke i ftuar që t’i votojnë edhe ndryshimet kushtetuese nëse mendojnë se vërtetë kanë dy të tretat e votave në Kuvend.

“Shumë mirë, meqë paska mbi 80 deputetë, seanca e rradhës duhet te jetë ajo e ndryshimeve kushtetuese.
Do jenë + votat e Aleancës për Shqiptarët (Ziadin Sela, Elmi Aziri, Ilir Demiri, Ilire Dauti)”, ka shkruar Dauti.

Këto deklarata vijnë pas natës së mbrëmshme kur në Kuvend, një pjesë e deputetëve të Frontit Europian votuan ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, ndërsa deputetët e ASH njoftuan se nuk i mbështesin ato. Nga partia e Ziadin Selës thanë se nuk ka përçarje brenda Frontit Europian, por ata vetëm nuk do të votojnë ndryshimet e propozuara.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume